Ngjarje e rëndë në Ulqin, 46-vjeçari vret partneren shqiptare dhe i vë flakën banesës

27 Maj 2026 | 18:19

Një ngjarje e rëndë se ka ndodhur këtë të mërkurë në UIqin të Malit të Zi, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë ku ata banonin.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase të cilat raportojnë se bëhet fjalë për qytetarin nga Kosova i identifikuar si B.G, 46-vjeç.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ku 46-vjeçari pasi i mori jetën partneres së tij me iniciale D.N 36-vjeçe me origjinë nga Shqipëria, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tyre.

Ndërsa bëhet me dije se gjatë kontrolleve fizike të ushtruara në banesën që u gjet pothuajse e djegur, është gjetur me plagë dhe djegie në trup i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur, 46-vjeçari, i cili po merr ndihmën mjekësore. Sakaq raportohet se autoritet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokurorët e çështjes shprehen se referuar hetimeve të deritanishme 46-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Reth orës 00:30, në Departamentin e Sigurisë në Ulqin është raportuar se kishte shpërthyer zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodre. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi të panjohur, i cili më vonë është identifikuar si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë” thuhet në njoftim e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026