Ministrat evropianë: Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë trajtim të veçantë nga BE-ja

28 Maj 2026 | 08:34

Ministrat evropianë kanë deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë trajtim të veçantë në marrëdhëniet e saj të ardhshme ekonomike me BE-në. Kjo është një goditje ndaj shpresave të kryeministrit britanik, Keir Starmer për të negociuar një treg të vetëm për mallrat.

Ministrat e BE-së për Evropën të cilët u takuan të martën, thanë se dëshironin bashkëpunim më të thellë me Mbretërinë e Bashkuar, por kjo duhej të ishte në përputhje me parimet themelore, duke përfshirë mospërzgjedhjen e politikave të BE-së, sipas tre burimeve diplomatike, të cilat folën për diskutimet private.

Javën e kaluar qeveria i kishte propozuar Brukselit krijimin e një tregu të vetëm për mallrat midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, por propozimi u refuzua nga zyrtarët e BE-së.

Që nga votimi i Brexit-it gati një dekadë më parë, udhëheqësit e BE-së kanë thënë se tregu i vetëm përfshin katër liri: lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

Ministrat e Evropës nuk e pritën mirë propozimin britanik vetëm për lëvizjen e lirë të mallrave, megjithëse ideja u përmend vetëm shkurtimisht në takimin e së martës, thanë burime të BE-së.

“Shtetet anëtare riafirmuan kuadrin ligjor të vendosur që mbështet marrëdhënien dhe negociatat, me theks të vazhdueshëm në pandashmërinë e katër lirive, ekuilibrin e të drejtave dhe detyrimeve, autonominë e vendimmarrjes së BE-së dhe shmangien e përzgjedhjes së tepruar”, tha një diplomat i BE-së për The Guardian.

Diplomati tha se komisioneri i BE-së përgjegjës për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, Maros Sefcovic kishte arritur në përfundimin se BE mbetet e bashkuar në ambicien e saj për të thelluar lidhjet, ndërsa vijat e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar po e kufizojnë gjithnjë e më shumë progresin.

Por disa shtete anëtare janë skeptike në lidhje me gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të qenë një vend që zbaton rregulla. Bashkimi me tregun e vetëm, pa anëtarësim në BE, do ta linte Mbretërinë e Bashkuar pa të drejtë vote kur të hartohen rregulla të reja.

Pikëpyetjet po rriten në lidhje me rivendosjen e marrëdhënieve të Starmer me BE-në, pa asnjë datë të njoftuar për një samit të shumëpritur BE-MB, i cili është caktuar paraprakisht për 13 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026