Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen 4 persona! Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes
Një sulm me thikë është regjistruar këtë të enjte në Zvicër. Mësohet se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur 4 persona. Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në qytetin Winterthur.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por raportohet se sulmuesi u dëgjua duke bërtitur: “Allahu Ekber”. Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi pak para orës 08:30 të mëngjesit të së enjtes.
Sipas gazetës 20 Minuten, në kohën e sulmit, një grup nxënësish po kalonin pranë stacionit, ndërsa mësuesi i tyre dyshohet se qëndroi përpara fëmijëve për t’i mbrojtur ata.
Forca të forta policie dhe shpëtimi nxituan në vendngjarje, ndërsa zona përreth stacionit mbetet e rrethuar nga policia. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme mbi gjendjen e të plagosurve apo identitetin e autorit.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s