Ish-zyrtari i lartë i CIA-s arrestohet në SHBA, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij

29 Maj 2026 | 07:58

Një ish-zyrtar i lartë i qeverisë amerikane është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi agjentët e FBI-së zbuluan qindra shufra ari me vlerë mbi 40 milionë dollarë në shtëpinë e tij në Virxhinia.

Sipas dokumenteve të gjykatës, David Rush dyshohet se kishte bërë kërkesa të përsëritura ndaj qeverisë amerikane për të marrë sasi të mëdha ari dhe valutë të huaj për “shpenzime zyrtare”. Ai është akuzuar për përvetësim të fondeve publike.

Sipas “New York Times”, Rush deri vonë ka mbajtur një pozicion të lartë në CIA. Ai u arrestua dhe aktualisht mbahet në paraburgim deri në seancën dëgjimore që pritet të zhvillohet këtë javë, ndërsa avokati i tij nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, agjentët federalë gjetën gjithashtu rreth 2 milionë dollarë cash dhe 35 orë luksoze, sipas BBC.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë se Rush kishte akses në informacione tepër sekrete dhe ishte i autorizuar të menaxhonte materiale të klasifikuara. Ai akuzohet gjithashtu për deklarim të rremë mbi arsimin dhe shërbimin ushtarak gjatë aplikimeve për pozicione qeveritare, si dhe për përfitim të paligjshëm të pagesave dhe lejeve ushtarake me vlerë mijëra dollarë.

Sipas hetimeve, Rush ka punuar si drejtues i lartë në një agjenci qeveritare në Virxhinia. FBI njoftoi se arrestimi u krye më 19 maj, pas një referimi nga vetë CIA.

Dokumentet e çështjes tregojnë gjithashtu se midis nëntorit 2025 dhe marsit 2026, ai i kishte kërkuar qeverisë amerikane “sasi të konsiderueshme valutash të huaja dhe dhjetëra miliona dollarë në shufra ari” për qëllime biznesi, të cilat më pas dyshohet se i ka marrë.

Gjatë hetimit të brendshëm, CIA nuk ka arritur të gjejë gjurmë të shufrave të arit apo valutës së huaj që i ishin dhënë Rush-it. Autoritetet thanë se nuk ekzistojnë të dhëna të qarta që shpjegojnë fatin e këtyre fondeve.

FBI më pas kreu kontroll në shtëpinë e tij në Virxhinia më 18 maj, ku u sekuestruan rreth 303 shufra ari, secila me peshë rreth një kilogram, me një vlerë totale që kalon 40 milionë dollarë. Dokumentet nuk sqarojnë ende pse Rush i mbante këto pasuri në banesën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026