Brukseli i shqetësuar! A po ‘bie’ Merz?

29 Maj 2026 | 08:19

Kancelari gjerman Friedrich Merz po përballet gjithnjë e më shumë me dobësim politik për shkak të mungesës së popullaritetit dhe tensioneve brenda CDU-së, partisë së tij.

Sipas të përditshmes Bild, brenda partisë po zhvillohen diskutime të mbyllura mes disa figurave që madje po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij nga posti i kancelarit.

Ndër emrat që përmenden si pasues të mundshëm janë kryeministri i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, kryeministri i landit të Hesenit, Boris Rhein, si dhe kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer.

Në Gjermani, një kancelar nuk mund të shkarkohet drejtpërdrejt: ai mund të largohet vetëm përmes një votë mosbesimi konstruktive në Bundestag, e cila kërkon njëkohësisht edhe zgjedhjen e menjëhershme të një kancelari të ri.

Merz, i zgjedhur me vështirësi, pasi i është dashur një raund i dytë për të siguruar mbështetjen e koalicionit të ti, po përballet me kritika në rritje si brenda vendit ashtu edhe nga partnerët evropianë.

Raportimet e Bild merren me kujdes në Bruksel. Nëse nga njëra anë ato ngjallin ironi në disa qarqe politike europiane, nga ana tjetër shtojnë edhe shqetësimin.

Bashkimi Europian po kalon një periudhë me lidership të dobët, ndërsa po rritet presioni i rrymave anti-europiane të mbështetura si nga administrata Trump, ashtu edhe nga Kremlini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar së fundmi përmes një video lidhur me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump. Meloni ka reaguar pasi Trump të...
13:16 | 19/06/2026

Tajani anulon udhëtimin në SHBA, shkak deklaratat e Trump ndaj Melonit

Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në...
13:02 | 19/06/2026

Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta

Shërbimi Meteorologjik Gjerman ka zgjatur paralajmërimet për valë të nxehti sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës...
10:52 | 19/06/2026