Tajvani do të blejë armë amerikane me vlerë 280 milionë dollarë

29 Maj 2026 | 15:40

Parlamenti njëdhomësh i Tajvanit, Legjislative Yuan, ka miratuar një buxhet të posaçëm për prokurimin e mbrojtjes për vitin 2026 me vlerë rreth 8.81 miliardë dollarë tajvanezë (mbi 280 milionë dollarë amerikanë), sipas raportimeve të Taipei Times.

Sipas këtyre raportimeve, fondet do të përdoren për blerjen e pesë sistemeve amerikane të armatimit. Më herët, qeveria e Tajvan miratoi një paketë më të gjerë prej 294.9 miliardë dollarësh tajvanezë për një marrëveshje armësh të miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një pjesë të ndarë për vitin aktual, ndërsa projektligji iu dërgua më pas legjislaturës.

Ligjvënësit e kanë miratuar tashmë këtë fazë prokurimi, e cila përfshin blerjen e sistemeve të raketave me lëshim të shumëfishtë M142 HIMARS, obusëve vetëlëvizës M109A7 Paladin, raketave antitank FGM-148 Javelin dhe BGM-71 TOW 2B, si dhe dronëve Altius-700M dhe Altius-600 të prodhuar në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026