BE kritikon planet e Netanyahut për të kontrolluar 70% të Gazës
Komisioneria e Bashkimit Evropian për menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib, ka paralajmëruar të premten se hapësira humanitare në Gaza po “tkurret më tej”, ndërsa kontrolli ushtarak izraelit po zgjerohet dhe zhvendosja e vijave të frontit po vështirëson shpërndarjen e ndihmës dhe aksesin në shërbime bazike.
Në një postim në rrjetin social X, Lahbib tha se situata po përkeqësohet, duke theksuar se lëvizja e linjave të frontit po pengon punonjësit humanitarë dhe po ndërpret furnizimin me ujë të pastër dhe shërbime të tjera thelbësore për civilët. Ajo shtoi se familjet po mbeten të bllokuara mes zonave që ndryshojnë pa paralajmërim dhe bëri thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Deklaratat e saj erdhën ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli aktualisht kontrollon rreth 60% të Rripit të Gazës dhe sinjalizoi mundësinë e zgjerimit të këtij kontrolli deri në 70%, sipas mediave izraelite.
Ai nuk dha detaje mbi mënyrën e zbatimit të këtij zgjerimi. Ndërkohë, forcat izraelite kanë rishikuar vijat operacionale në disa zona të Rripi i Gazës në kuadër të një armëpushimi me faza, të parashikuar në një plan të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfundimin e konfliktit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta