Përfaqësues të komunitetit mysliman kundër terapisë hormonale të Ministrisë së Shëndetësisë

29 Maj 2026 | 16:25

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri për trajtimin hormonal të personave transgjinorë. Lidhur me këtë, Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku dhe imami i xhamisë Pogradec Mirel Mazelli e kanë kundërshtuar këtë nisëm. Sipas tyre kjo gjë është e gabuar dhe kundër çdo feje.

Hoxhllaku e cilëson të papranueshme nga besimi Islam pasi sipas tij, kjo gjë nxit shkatërrimin e shoqërisë.

Edhe imami i xhamisë Pogradec e cilëson si një nisëm e cila bie ndesh me natyrën njerëzore dhe udhëzimin hyjnor.

Më herët pas vendimit, Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini doli me një sqarim lidhur me udhëzuesin mbi trajtimin hormonal. Sipas saj ky udhëzues është një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

Tomini shton se ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh.

Ajo theksoi se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026