Berisha: Kuvendi shënon ripërtëritjen e PD-së, ata që do kenë dyshime për votat, të kërkojë rinumërimin

30 Maj 2026 | 17:52

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbyll këtë të shtunë nën moton “Ripërtëritje”, duke miratuar ndryshime statutore dhe duke zgjedhur strukturat e reja drejtuese.

Pas mbylljes, Sali Berisha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike përbën një moment të rëndësishëm për ripërtëritjen e forcës politike. Sipas tij, qëllimi kryesor mbetet forcimi i partisë si kusht për rikthimin e votës së lirë dhe ardhjen e opozitës në pushtet. Ai u shpreh i inkurajuar mbi atmosferën si dhe diskutimet që u zhvilluan.

“Me diskutimin e Jonathan Panos u mbyll seria e diskutimeve të shkëlqyera në këtë Kuvend, i cili me debatin, me dokumentet, përcakton si qëllim ripërtëritjen e Partisë Demokratike në kilometrin e saj të fundit, si kusht themelor që të realizojë objektivin e vet, rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe fitoren e opozitës.

Potencialet janë të mëdha, vullneti është i hekurt, ndaj dhe unë zotohem para demokratëve, demokrateve dhe mbarë opozitarëve se me përkushtim të madh do bëjmë gjithçka të kthejmë në vepra, të konkretizojmë përcaktimet dhe premtimet e këtij Kuvendi në mënyrë që Partia Demokratike të ecë e vendosur dhe të përmbushë misionin e saj.

Unë ndoqa me shumë interes diskutimet, jam i inkurajuar prej tyre, mendimet që u shprehën. Pra, në qoftë se do të lexoni të palexueshmen, atë që kishte atmosfera e sallës, ajo ishte ripërtëritja dhe ndryshimi në drejtimet e përcaktuara i Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Sa i përket procesit të votimit, Berisha theksoi se kushdo që ka dyshime për numërimin e votave, do të ketë të drejtën të kërkojë rinumërimin e tyre.

“Ju falënderoj dhe ju për ndjekjen që i bëtë punimeve të këtij Kuvendi. Do ta quaja unë në shumë aspekte një Kuvend jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe e vërteta është që me një zhvillim normal, për të mos thënë të përsosur. Tani le të presim rezultatin e votimeve, të cilat në mos gaboj do fillojnë nga ora 8 e darkës.

Këtu dua të garantoj, sigurisht, se kur janë për një vend mbi dy kandidatura, njëri fiton, tjetri nuk fiton, por një gjë theksoj: se në vlerësimin tim ato kanë qenë kandidaturat më dinjitoze që janë paraqitur ndonjëherë.

Së dyti, pavarësisht nëse marrin apo jo votat, çdonjëri prej tyre mbetet një aset i çmuar i Partisë Demokratike.

Së treti, çdo njeri që do ketë dyshimin më të vogël do të ketë të drejtë të numërojë votat e veta. Kjo është maksimumi i transparencës që mund të bëjmë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026