Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Rama: Përgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin ndaj asaj bande muskujsh pa tru
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të shënuara një ditë më parë në zonën e Zvërnecit ku banorët që protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonë u dhunuan nga rojet e sigurisë të kompanisë private.
Përmes një postimi në X Rama shprehet se nesër do të flasë për atë që e cilëson “një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, ndërsa përgëzon policinë e shtetit për reagimin ndaj rojeve private dhe drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.
“Nesër, është radha ime të flas për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, i cili ka qenë në proces për disa vite tani dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me disa gënjeshtra të mëdha që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ndërkohë, përgëzoj udhëheqjen e Policisë së Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj asaj bande muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, apo ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re me tolerancë zero ndaj çdo uniforme blu që minon besimin e publikut është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat dhe të pavërtetat që e rrethojnë, më shumë nesër në orën 10:00. Live për të gjitha palët e interesuara, sigurisht”, shprehet Rama.
Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake
Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
- 14:38 Ivanka Trump publikon albumin nga dasma e vëllait, komenti i nuses tërheq vëmendjen
- 14:38 Ministri Ben-Gvir: Izraeli mund t’i thotë jo Trumpit, nuk duhet ta pranojë armëpushimin në Liban
- 14:36 Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga SHBA-të: Ne duhet të fitojmë autonomi të plotë në prodhimin e armëve
- 14:35 Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja
- 14:34 Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!
- 14:33 Italianët frenojnë për Brojën, dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares