Kongo dhe Uganda raportojnë 263 raste të konfirmuara të Ebolës, 43 vdekje

31 Maj 2026 | 16:01

Që nga 30 maji, 263 raste të konfirmuara të Ebolës janë raportuar në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë. Kështu ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jean Kaseya.

“Më shumë se 1,100 raste të dyshuara po hetohen dhe 43 persona janë konfirmuar të kenë vdekur si rezultat i llojit të rrallë Bundibugyo të Ebolës,” tha Kaseya.

Kesaya tha se sistemet kombëtare të incidenteve duhet të aktivizohen me shpejtësi dhe investimet në përgatitjen për pandemi duhet të bëhen të përhershme.

“Partnerët ndërkombëtarë luajnë një rol thelbësor, por mbështetja e tyre ka më shumë rëndësi kur ajo përputhet me strategjitë që ndërtohen nga institucionet afrikane dhe qeveritë afrikane,” shtoi ai.

Shpërthimi i Ebolës, i 17-ti në Republikën Demokratike të Kongos dhe i treti më i madh që kur u zbulua Ebola gjysmë shekulli më parë po tejkalon reagimin global.

Zyrtarët e shëndetësisë dhe punonjësit e ndihmës thonë se u mungojnë edhe furnizimet themelore siç janë maskat pasi përhapja e shpërthimit nuk u zbulua për javë të tëra.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin në Kongo dhe Ugandë një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026