Shqipëria dhe Italia forcojnë partneritetin ekonomik, rritet interesi për investime të reja
Shqipëria ishte një nga ndalesat kryesore të “Made in Italy Roadshow”, një aktivitet që synon të forcojë lidhjet mes sipërmarrjes italiane, institucioneve dhe partnerëve ekonomikë në vendet ku Italia ka marrëdhënie të rëndësishme tregtare.
“Ne zgjodhëm Shqipërinë si një nga ndalesat e rëndësishme në Europë pikërisht për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet tashmë shumë të forta mes Italisë dhe Shqipërisë. Shohim një shkëmbim tregtar prej rreth 3.5 miliardë eurosh, por përtej shifrave ekziston një afërsi dhe një marrëdhënie intensive që prej vitesh vazhdon të rritet’, tha Roberto Santori nga Founder Made in Italy Community.
Autoritetet shqiptare e konsiderojnë Italinë partnerin më të rëndësishëm ekonomik dhe tregtar të vendit, me investime të pranishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
“Italia është një nga partnerët tanë kryesorë në bashkëpunimin europian dhe ka qenë pranë nesh në shumë iniciativa gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Investimet italiane kanë qenë ndër investimet më të rëndësishme në Shqipëri dhe Italia mbetet partneri ynë strategjik kryesor tregtar”, tha Enkelejd Musabelliu, zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Interesi për investime të reja mbetet i lartë edhe nga sipërmarrësit italianë, të cilët po vlerësojnë mundësitë që ofron tregu shqiptar në një periudhë sfidash për ekonominë europiane.
“Aktualisht po planifikojmë një fabrikë të re në Europën Lindore. Shqipëria është një nga opsionet që po shqyrtojmë. Më ka bërë përshtypje puna që po bëhet në infrastrukturë dhe në rrugë. Shoh se vendi është në zhvillim të vazhdueshëm dhe ka një rritje të konsiderueshme”, tha një sipërmarrës italian.
Ndërkohë, kompani të mëdha italiane që operojnë prej vitesh në Shqipëri thonë se bashkëpunimi ekonomik ka hyrë në një fazë të re, ku teknologjia dhe shërbimet dixhitale po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.
Me investime në rritje, shkëmbime tregtare të konsoliduara dhe interes për projekte të reja industriale e teknologjike, Shqipëria dhe Italia synojnë të forcojnë më tej partneritetin ekonomik në vitet e ardhshme.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar