Terapia hormonale për transgjinorët, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës marshim me rastin e 1 Qershorit

1 Qershor 2026 | 08:47

Me rastin e 1 Qershorit, në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës do të organizojë “Marshimin për Jetën”.

Sipas organizatorëve, mësohet se në kuadër të aktivitetit do të zhvillohet edhe një marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë, ku qytetarët do të shprehin qëndrimin e tyre kundër futjes së terapive hormonale për persona transgjinorë në sistemin publik shëndetësor.

Po ashtu, ata kërkojnë që çështje të tilla të trajtohen me debat publik dhe përfshirje të familjeve shqiptare.

“Me rastin e 1 Qershor në orën 18:00, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës do të organizoje në sheshin Skënderbej, Marshimin për Jetën. 

Mësohet se në këtë ditë për fëmijët do të ketë edhe një marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku qytetarët do të ngrenë zërin kundër futjes së terapive hormonale transgjinore në sistemin publik shëndetësor dhe se do të kërkojnë që çështje kaq të rëndësishme të mos kalojnë në heshtje, pa debat serioz publik dhe pa dëgjuar familjet shqiptare.

Shëndetësi për qytetarët, jo ideologji në sistemin publik shëndetësor. Ju ftojmë të pasqyroni në mediat tuaja këtë aktivitet të rëndësishëm

Për fëmijët. Për familjen. Për jetën. Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”, thuhet në njoftimin e plotë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026