Presidenti Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh

1 Qershor 2026 | 14:02

Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë të hënë, Presidenca bën me dije se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike në vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të:

  • Donika Hoxha, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa vijon detyrën në Republikën e Kroacisë (rezidente);
  • Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg (rezident);
  • Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (rezidente).

Po ashtu, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:

  • Spiro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (rezident);
  • Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident), si dhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan (jo rezident);
  • Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadores në Mbretërinë e Suedisë (rezidente), si dhe në Finlandë, Islandë dhe Norvegji (jo rezidente);
  • Dastid Koreshi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë (rezident);
  • Ermal Muça, në detyrën e Ambasadorit në Japoni (rezident), si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi (jo rezident), si edhe në Republikën e Koresë (jo rezident).
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026