VIDEO/ Momenti kur ish-presidenti Meta mbërrin në Çepan nën masa të rrepta sigurie për funeralin e të atit

2 Qershor 2026 | 11:25

Këto janë momentet kur furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, sjell në Çepan të Skraparit ish-presidentin Ilir Meta, i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta.

Ish-presidenti ka përfituar leje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndërsa pas gati dy vitesh në paraburgim, kjo është hera e parë që ish-presidenti Ilir Meta del jashtë qelive përveç rasteve kur ai është paraqitur në seancat gjyqësore.

Meta është shoqëruar nga forcat e Drejtorisë së Burgjeve ndërsa sipas lejes së dhënë, ai pritet të marrë pjesë si në ceremoninë mortore, ashtu edhe në pritjen e ngushëllimeve që familja do të organizojë.

Pas përfundimit të ceremonive, ish-presidenti do të rikthehet në ambientet e paraburgimit, në përputhje me kushtet e lejes së miratuar nga autoritetet.

Babai i tij, Rexhep Meta, ndërroi jetë të hënën në moshën 83-vjeçare.

Ceremonia e varrimit është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 ndërsa leja e dhënë për Metën parashikon që ai të mund të qëndrojë edhe në drekën që do të shtrohet pas ceremonisë mortore.

Sipas burimeve, ish-presidenti pritet të kthehet në paraburgim në orët e pasdites, ndërsa është parashikuar që ai të dalë sërish të nesërmen në mëngjes, nga ora 09:00 deri në 21:00, me miratim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të marrë pjesë edhe në pritjet e ngushëllimeve që familja do të organizojë në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026