Vrasjet në Velipojë, Rama: Kam thirrur ministrin e Brendshëm për një ristrukturim të policisë
Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka thirrur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesit e policisë, për të nisur një fazë të re të ristrukturimit, që pritet të bëhet brenda disa javëve.
“Unë kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues kryesorë të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha kreu i qeverisë.
“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me administrimin e vogël. Unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- 4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë
- Denoncon pronari i hotelit në Velipojë: Kemi paguar shtetin dhe s’kemi marrë sipërfaqen që na takon për shezlongët
- Specialisti i sigurisë, Ergys Muzhaqi: Ngjarja e Velipojës mund të parandalohej
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta