Rekomandimet për prokuroritë në 2026, Gogu: Fokus te evazioni fiskal, krimi kibernetik dhe siguria rrugore

2 Qershor 2026 | 10:54

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi këtë të martë rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2026 para Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuesit të SPAK dhe drejtuesve të prokurorive në vend, duke vënë theksin te sfidat e reja që lidhen me kriminalitetin modern dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Gogu u ndal veçanërisht te krimi kibernetik, duke theksuar se grupet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë për aktivitete të paligjshme, përfshirë pastrimin e parave përmes kriptomonedhave, mashtrimet online dhe sulmet ndaj infrastrukturave publike.

“Kriminaliteti ka evoluar me shpejtësi të pazakontë. Pastrimi i parave bëhet në kriptovaluta, mashtrimet organizohen online, ndërsa grupet kriminale përdorin teknika gjithnjë e më të sofistikuara komunikimi dhe veprojnë në disa juridiksione njëkohësisht”, deklaroi ministri.

Gogu renditi tre prioritetet kryesore të rekomandimeve për vitin e ardhshëm. Në krye të tyre është lufta kundër evazionit fiskal, të cilin e cilësoi si një kërcënim për rendin ekonomik dhe konkurrencën e ndershme. Prioriteti i dytë lidhet me goditjen e krimit kibernetik dhe formave të reja të pastrimit të parave, ndërsa i treti është kriminaliteti rrugor, me fokus drejtimin e mjeteve pa leje dhe në gjendje të dehur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026