Studimi i ‘The Lancet’, 35 mln raste kanceri në vit deri në 2050, mungesë punonjësish

2 Qershor 2026 | 17:55

Personat që vuajnë nga sëmundje tumorale po rriten me ritme të shpejta në të gjithë botën, por nuk po ndjek të njëtin trend numri I punonjësve shëndetësorë që duhet të përgatiten për tju shërbyer pacientëve.

Një studim i publikuar nga “The Lancet Oncology” paralajmëron se bota po përballet me një krizë në kujdesin ndaj kancerit, duke parashikuar se deri në vitin 2050 do të nevojiten rreth 100 milionë punonjës shtesë në fushën në mbarë botën.

Raporti tregon se mungesat më të mëdha priten tek infermierët dhe specialistët diagnostikues, si radiologët dhe patologët, ndërsa Afrika dhe Azia pritet të preken më rëndë..

Megjithatë, mungesat nuk do të kursejnë as vendet e zhvilluara.

Studiuesit theksojnë se deri në vitin 2050 do të nevojiten mbi 65 milionë infermierë shtesë dhe rreth 16 milionë specialistë diagnostikues.

Në të njëjtën kohë, rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm, duke arritur në 35.3 milionë raste të reja në vit deri në 2050, nga 20 milionë që ishin në vitin 2022, ndërsa vdekjet vjetore mund të shkojnë në 18.5 milionë.

Sipas ekspertëve, rreth 70% e rasteve të reja do të regjistrohen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, pikërisht aty ku mungesat e stafit janë më të mëdha.

Studiuesit paralajmërojnë se kjo situatë kërkon masa urgjente, përfshirë strategji kombëtare, përdorim më efikas të forcës së punës, teknologji digjitale dhe inteligjencë artificiale, si dhe investime të qëndrueshme në sistemet shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026