Trump: Jam i shqetësuar nga luftimet e Izraelit me Libanin

3 Qershor 2026 | 14:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “i shqetësuar” nga qëndrimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për “luftë të vazhdueshme” me Libanin.

Në një intervistë duke komentuar raportet për një telefonatë me Netanyahun të hënën, Trump tha se i tha kryeministrit izraelit se “në një moment… duhet ta ndalojmë këtë”.

«Isha pak i shqetësuar nga grindjet e tij të vazhdueshme me Libanin», tha ai, por shtoi se të dy kanë një «marrëdhënie shumë të mirë».

“Kemi punuar shumë mirë së bashku. Më pëlqen shumë Bibi (Netanyahu). Dhe punoj shumë mirë me të. Unë jam president në kohë lufte, ai është kryeministër në kohë lufte, një pjesë shumë e rëndësishme e botës”, tha ai.

Duke përmendur programin bërthamor të Iranit, Trump tha se nuk do të kishte Izrael nëse nuk do të ishte ai.

«Tani kjo ka të bëjë me Izraelin, sepse ata ndoshta do të kishin qenë të parët që do të goditeshin, nuk do të kishte Izrael… Nëse nuk do të isha unë, nuk do të kishte Izrael tani», tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026

Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur një raund të ri tarifash gjithëpërfshirëse për më shumë se 80 vende për të zëvendësuar një taksë globale prej 10%...
07:20 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026