Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

3 Qershor 2026 | 22:28

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata gjithashtu kanë bllokuar rrugën ndërsa kanë bërë thirrje që të mos hapin qarkullimin.

Ka patur edhe qytetarë të cilët nuk ishin pjesë e protestës por kanë zbritur nga makina dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre. Pas pak çastesh protestuesit janë drejtuar drejt “Tajvanit” dhe zonës së “Bllokut” teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen nga kafet dhe t’u bashkohen në protestën e tyre kundër ndërtimit në Zvërnec.

Protesta e sotme ishte e katërta që nga e diela kur nisën marshimet. Fillimisht protesta e sotme nisi me përplasje me policinë. Situata u përshkallëzua kur protestuesit u hasën me kordonin e policisë, të vendosur në kuadër të masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Disa protestues çanë kordonin policor, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për të stabilizuar situatën. Pas disa momentesh tensionesh, gjithçka u neutralizua dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Ata vijuan protestën për disa orë teksa bënë thirrje kundër ndërtimit. Ata mbanin në duar pankarta dhe flamuj të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026