Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

4 Qershor 2026 | 15:23

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë fjalës së tij u shpreh se ngarkesë prej 15 tonë kokainë është grabitur në Shqipëri. Sipas tij, kjo ngarkesë llogaritet me një vlerë shitjeje prej rreth 200 milionë eurosh në tregun europian.

Pasi ngarkesa humbi, Hoxha u shpreh se karteli që e nisi drogën ka reaguar menjëherë duke vënë një shpërblim prej 30 milionë dollarësh për të gjetur se ku ka përfunduar kjo ngarkesë dhe kush fshihet pas grabitjes.

Ai shtoi se personat që kishin dalë garant për pritjen e drogës në Shqipëri janë grupime shumë të fuqishme. Sipa tij për të larë llogaritë me kartelin dhe për të treguar që nuk e kanë vjedhur ata, gruper shqiptare kanë dorëzuar si dëmshpërblim pasuri të patundshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Ngarkesa është shumë e madhe dhe kjo është ngarkesa e dytë pas 40-tonshit që u kap në Spanjë, dhe çuditërisht janë të njëjtat linja. Dhe atje ka qenë një nga elementët tanë shumë të fuqishëm të botës së krimit që janë marrë me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ngarkesa është nisur nga andej. Çmimi i vlerës së ngarkesës atje shkon më lirë. Kjo shkon shumë më lirë kur merr sasi shumë të madhe. Kjo ka vlerën kur e shet. Tani 200 milionë është në shitje sot, sepse çmimi ra, ra për gati një vit, po tashmë është ngritur dhe ka shkuar diku tek 16.000 euro për kilogram.

Në Europë besoj duhet të jetë diku te 17.000 në zbarkim. Ka rënë nga 25-26 sa ishte, diku e çuan deri në 12. Kaq shumë kishte. Këto dy goditjet e fundit, goditja në Spanjë që u kapën dy ngarkesa po që bashkoheshin 40 ton, dhe ky 15-tonshi tjetër që ka humbur, që ka prishur shumë ekuilibra.

A janë në dijeni autoritetet? Unë di që SPAK ka pasur përgjim brenda burgut, disa persona i ka pasur në përgjim. Informacioni ka ardhur nga DEA amerikane. Kanë lëvizur 15 ton. Po të them 15 ton në një vend të vogël si Shqipëria, i ke vënë shkrepësen, Po vërtet këta që kanë dalë garant dhe që e kanë marrë ngarkesën janë shumë të fuqishëm, po s’i kanë bërë llogaritë se kush është mbrapa. Nuk e dimë, do ta shohim”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026