Çekia mund Holandën me 10 lojtarë, kalon në çerekfinalen e Euro 2020
Çekia ka mundur 2-0 Holandën duke kaluar në çerekfinalen e Euro 2020. Fitorja e pastër u arrit falë edhe një kartoni të kuq për mbrojtësin e Juventus, Matthijs de Ligt, duke ua bërë më të lehtë çekëve.
Holanda hyri në fushën e stadiumit “Pushkash Arena” në Budapest si favorite por në fund ekip i drejtuar nga Frank de Boer doli me kokën ulur.
Pas kartonit të kuq në minutën e 55’, Çekia gjeti golin e parë në minutën e 68’ me Holes ndërsa dyfishoi 10 minuta para përfundimit me Schick, i cili realizoi golin e 4 në Euro 2020.
Në këtë duel, Çekia erdhi pas kualifikimit si një nga katër ekipet më të mira në vend të tretë ndërsa Holanda mori pikët maksimale në grup.
Me kualifikimin e Çekisë, është konfirmuar dhe dueli i parë çerekfinalist i Euro 2020 që do të jetë Danimarkë-Çeki.
Ky duel do të luhet më 3 korrik në stadiumin e Bakut në Azerbajxhan.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta