Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon

4 Qershor 2026 | 17:19

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Erio Zejnon për përfshirjen e tij në atentatin e planifikuar ndaj Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 7 vite e 4 muaj burg.

Sipas hetimeve të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, porositësi i atentatit ishte Leonard Luzi, i cili kishte organizuar një grup kriminal me qëllim eliminimin e Hajrullës dhe Matodashajt.

Në këtë skemë, Erio Zejno dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit. Sipas dosjes hetimore, ai në bashkëpunim me Muharem Koroveshi kanë siguruar dhe dërguar armë zjarri në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë.

Më tej, Zejno dhe Koroveshi kanë ndihmuar Amarildo Nikollin në terren për lokalizimin e lëvizjeve të Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, me qëllim realizimin e atentatit, thuhet në hetimet e SPAK.

Vendimi i GJKKO-së vjen në kuadër të procedimeve ndaj grupit të akuzuar për organizimin dhe mbështetjen logjistike të atentatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026