Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

5 Qershor 2026 | 08:37

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të premteje. Mësohet se nga ky aksident një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mjeti tjetër, Audi me targa AB 558 XR, ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)

Kanë nisur homazhet për Enea Mekollin, efektivit 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari një në Lozhan të Maliqit, një...
09:54 | 05/06/2026

Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kardhiq-Delvinë, ku mbetën të plagosur tre persona dhe humbi jetën një tjetër, policia ka...
09:53 | 05/06/2026

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)

6 shtetasit të kapur në Dubai, pjesëtarë të grupeve kriminale pritet të ekstradohen sot në Shqipëri. Këto shtetas ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale...
09:35 | 05/06/2026