Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat

5 Qershor 2026 | 10:46

Një masiv i madh dheu është shkëputur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Kodër Currila, në Durrës, duke shkaktuar një rrëshqitje të konsiderueshme pranë një pallati të banuar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. Për shkak të rrezikut të mundshëm, banorët e pallatit janë larguar përkohësisht dhe do të qëndrojnë jashtë banesave deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Burime nga zona bëjnë me dije se, për shkak të përbërjes argjilore të Kodër Currilës, rrëshqitje të tilla kanë ndodhur edhe më parë, duke e bërë këtë një problem të përsëritur.

“Zona është pa energji elektrike. Banorët nuk kanë hyrë ende në shtëpitë e tyre. Emergjencat Civile duhet të ndërhyjnë. Presim të vijnë inxhinierët”, thotë një banor.

“Kjo ka nisur që në vitin 2019, kur ra tërmeti. Mbrëmë, rreth orës 03:00, dëgjuam kërcitje dhe pamë që kishte rrëshqitur kodra. Qëndruam në makina dhe nuk jemi kthyer ende në banesa. Jemi me sytë nga Zoti të shohim çfarë do të ndodhë tani”, shprehet një tjetër banor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, teksa ndodhen në Tivat, Mal të Zi, në kuadër...
12:56 | 05/06/2026

Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të pjesëve të armëve të zjarrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë,...
12:51 | 05/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin e tij për mediat ka shprehur ngushëllimet për efektivin e policisë, Enea Mekolli, i cili u ra...
12:43 | 05/06/2026