Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec
Dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, kanë dalë ditën e djeshme para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje me ngjarjet e regjistruara gjatë protestës në zonën e Zvërnecit.
Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa sipas hetimeve paraprake ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit që po zhvillohet në këtë zonë.
Prokuroria po vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.
Më herët, e njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Geraldo Bibën, punonjës i kompanisë së sigurisë private “Major Security”, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj një protestuesi gjatë përplasjes së ndodhur në terren.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi menaxhimin e protestave dhe përdorimin e forcës ndaj qytetarëve. Hetimet për rastin vijojnë.
Protestat për Zvërnecin, Rama: Është një luftë hibride. Po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit
Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori
- 17:11 Rriten kostot në ndërtim, ndikimi më i madh nga pagat dhe nafta
- 17:11 E pazakontë, shkencëtarët bëjnë bukë duke përdorur majanë e gjetur në një mumje 5,000-vjeçare
- 17:01 49 persona humbin jetën nga etja në shkretëtirën e Saharasë, kamioni që udhëtonin pësoi defekt
- 16:58 Florentino Perez përballet me zgjedhjet e para për drejtimin e Real Madridit
- 16:52 Aksidentohet autobusi në Tiranë, raportohen të plagosur
- 16:45 Protestat për Zvërnecin, Rama: Është një luftë hibride. Po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit