Ana e errët e Kupës së Botës 2026, rrezikon të bëhet turneu më ndotës në histori

5 Qershor 2026 | 20:31

Kupa e Botës 2026, e cila do të organizohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, mund të regjistrohet si turneu më ndotës në historinë e futbollit, sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Motit të Ri.

Studimi vlerëson se eventi do të gjenerojë të paktën 9 milionë ton ekuivalent të dioksidit të karbonit (CO₂), pothuajse dyfishi i emetimeve mesatare të Kupave të Botës të zhvilluara midis viteve 2010 dhe 2022. Në skenarë të caktuar, emetimet mund të arrijnë deri në 15 milionë ton.

Sipas raportit, zgjerimi i turneut në 48 ekipe dhe 104 ndeshje, si dhe zhvillimi i tij në 16 qytete të shpërndara në tre vende, do të rrisin ndjeshëm nevojën për udhëtime ajrore. Transporti me avion pritet të jetë burimi kryesor i ndotjes, duke përbërë pjesën më të madhe të emetimeve totale.

Për më tepër, emetimet e lidhura me fluturimet mund të rriten me 160% deri në 325% krahasuar me turnetë e mëparshëm, duke e bërë transportin problemin kryesor klimatik të këtij eventi.

Autorët e raportit theksojnë se mungesa e alternativave të qëndrueshme të transportit në Amerikën e Veriut e përkeqëson situatën, ndërsa paralajmërojnë se modeli gjithnjë e më i zgjeruar i kompeticioneve sportive globale po sjell kosto të konsiderueshme për klimën.

Nga ana tjetër, FIFA ka deklaruar se do të zbatojë një strategji qëndrueshmërie për turneun, duke promovuar përdorimin e transportit publik, menaxhimin e mbetjeve dhe masa të tjera për reduktimin e ndikimit mjedisor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës

Mesfushori 18-vjeçar i Gjermanisë, Lennart Karl mund të humbasë Kupën e Botës pasi u dërgua të premten në spital pas një dëmtimi në stërvitje. Karl konsiderohet si...
21:51 | 05/06/2026

Kupa e Botës, Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit u është dhënë viza për të hyrë në SHBA

Lojtarëve të futbollit të Iranit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës u është dhënë viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara,...
19:57 | 05/06/2026

I morën falas pas një problemi në sistem, FIFA anulon biletat e Kupës së Botës për rreth 60 tifozë

FIFA ka anuluar biletat e Kupës së Botës të lëshuara për rreth 60 tifozë të cilët gabimisht i morën ato falas për shkak të një gabimi në...
17:24 | 05/06/2026