Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)

5 Qershor 2026 | 21:41

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku prindërit të cilët kanë marrë fëmijët me vete në protestë kanë krijuar një hapësirë ku të miturit mund të pikturojnë.

Siç shihet edhe nga pamjet, fëmijët me bojëra në duar shprehin talentin e tyre teksa në asfalt janë disa tabakë e letra të ngjyrosura nga ata. Fëmijët gjithashtu monitorohen nga prindërit të cilët protestojnë për të gjashtën ditë radhazi kundër ndërtimit në Zvërnec.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasje, plagosje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë në Durrës

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kërkuar...
13:14 | 10/07/2026

Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke shpallur fajtorë dhe dënuar pesë anëtarë të një grupi kriminal të hetuar...
13:00 | 10/07/2026

Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, rast i cili mori vëmendje...
12:50 | 10/07/2026