Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Evropa duhet të përqëndrohet në mbrojtje
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së saj konvencionale, gjatë vizitës së tij në Normandi për ceremonitë përkujtimore të 82-vjetorit të zbarkimit të Ditës-D.
“Evropa duhet të jetë e para që të sigurojë mbrojtjen e saj konvencionale”, tha Hegseth, duke u bërë thirrje aleatëve evropianë, përfshirë Francën, të rrisin angazhimin e tyre në fushën e mbrojtjes.
Gjatë një takimi ku mori pjesë edhe ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Catherine Vautrin, ai kërkoi që aleatët të përballen seriozisht me sfidat aktuale të sigurisë dhe ta dëshmojnë këtë përmes hapave konkretë.
Deklaratat e Hegseth përsërisin mesazhin që ai përcolli edhe gjatë një vizite në Singapor në fund të majit, kur kritikoi vendet evropiane se kishin neglizhuar për një kohë të gjatë thirrjet për forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse.
Nga ana e saj, Vautrin theksoi se Franca mbetet e përkushtuar ndaj një procesi të riarmatimit dhe forcimit të aftësive ushtarake.
Komentet e shefit të Pentagonit vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar reduktimin e pranisë së trupave amerikane në Evropë, ndërsa vendet anëtare të NATO përgatiten për samitin e ardhshëm që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Ankara.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”
Irani dënon sulmet amerikane ndaj objekteve bregdetare
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
- 19:22 Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”
- 19:08 “Kosova është me Shqipërinë”, protestuesi nga Prishtina mban fjalim para Kryeministrisë