Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigracioni në New Jersey

6 Qershor 2026 | 21:05

Zyrtarët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) arrestuan katër persona gjatë natës pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit jashtë qendrës së ndalimit për emigrantë Delaney Hall në Newark.

Sipas autoriteteve amerikane, arrestimet u kryen pas incidenteve të ndodhura pranë objektit, ku protestuesit u përplasën me efektivët e zbatimit të ligjit.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, deklaroi në një postim në platformën X se katër persona u arrestuan me akuza që përfshijnë sulm ndaj oficerëve të rendit, pengim të detyrës dhe kërcënime.

Ai bëri të ditur gjithashtu se autoritetet e New Jersey arrestuan veçmas edhe një person tjetër, i dyshuar për thyerjen e xhamit të përparmë të një automjeti gjatë trazirave.

“Kushdo që sulmon forcat e rendit do të ndiqet penalisht në masën më të plotë të ligjit. Protestuesit nuk do të na ngadalësojnë dhe operacionet e ICE-së mbeten të pandryshuara”, u shpreh Mullin.

Ngjarja vjen pasi javën e kaluar policia e shtetit arrestoi disa persona jashtë qendrës Delaney Hall, ndërsa autoritetet vendosën një shtetrrethim emergjent pas përshkallëzimit të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Trazirat shpërthyen pas demonstratave të organizuara kundër politikave të emigracionit dhe funksionimit të qendrës private të paraburgimit për emigrantët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan

Trupi i një studenti amerikan, i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, është gjetur në një zonë malore pranë...
21:14 | 06/06/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka udhëtuar në Francë së bashku me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, në kuadër të ceremonive për 82-vjetorin...
19:28 | 06/06/2026

Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”

Donald Trump ka postuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, në të cilën ai shfaqet duke “kënduar”...
19:22 | 06/06/2026