I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan

6 Qershor 2026 | 21:14

Trupi i një studenti amerikan, i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, është gjetur në një zonë malore pranë Kioto, konfirmoi familja e tij.

James “Weston” Higginbotham, 20 vjeç, ishte parë për herë të fundit në Stacionin e Kiotos rreth një javë më parë. Pas zhdukjes së tij, autoritetet japoneze dhe vullnetarë të komunitetit organizuan një operacion të gjerë kërkimi.

Lajmi për gjetjen e trupit u bë i ditur nga nëna e tij, Nancy Higginbotham, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Hidhërimi që ndiejmë është i pamundur të shprehet me fjalë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kohën që kaluam me Westonin tonë të dashur, por nuk mund ta imagjinojmë jetën pa të”, shkroi ajo.

Nancy Higginbotham falënderoi gjithashtu të gjithë ata që morën pjesë në kërkimet, ofruan ndihmë apo mbështetje morale për familjen gjatë ditëve të vështira.

“Mbështetja dhe mirësia e treguar nga kaq shumë njerëz na ndihmuan të përballonim ditët më të errëta të jetës sonë”, tha ajo.

Familja kërkoi privatësi ndërsa përballet me humbjen e rëndë, duke theksuar se publikimi i historisë së Westonit në media ishte bërë me shpresën për ta gjetur atë të gjallë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigracioni në New Jersey

Zyrtarët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) arrestuan katër persona gjatë natës pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit jashtë qendrës së...
21:05 | 06/06/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka udhëtuar në Francë së bashku me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij, në kuadër të ceremonive për 82-vjetorin...
19:28 | 06/06/2026

Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”

Donald Trump ka postuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, në të cilën ai shfaqet duke “kënduar”...
19:22 | 06/06/2026