Alibeaj: Regjimi Rama-Doshi nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit

28 Qershor 2021 | 14:25

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli në një deklaratë për mediat për të reaguar pas konferencës së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjet kriminale të ditëve të fundit.

Sipas Alibeajt, deklarata e Çuçit ishte një tentativë për alibi dhe tregues që qeveria nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin e shtetit para krimit.

“Dëgjuam pak më parë zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjithë pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë”, u shpreh z. Alibeaj.

“Për zëdhënësen e regjimit në Ministrinë e Brendshme, fajin e kanë shqiptarët, viktimat, familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata të cilët të vetmen strategji kanë ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’ “, deklaroi më tej deputeti i zgjedhur.

Ai shtoi se faturën e bashkëpunimit të pështirë mes politikës dhe krimit po e paguajnë familjet shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026