Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

8 Qershor 2026 | 09:32

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga disa pankarta nga protesta e qytetarëve që mbahen prej ditësh në disa qytete të vendit kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ai përgëzoi qytetarët për krijmtarinë e tyre në pankarta. Sipas tij, pankartat e tij të preferusA nuk i poston dot pasi theksoi se janë të “nxehta” dhe se nuk do të krijojë keqkuptime të reja. Rama këmbënguli se projekti në Zvërnec do të transformojë më tej vendin.

“RROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme

Ka nisur këtë të hënë seanca e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, në të cilën nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo nuk është hera...
10:09 | 08/06/2026

Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike

UNESCO ka përfshirë Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama në platformën...
08:25 | 08/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e...
21:24 | 07/06/2026