Konfliktet mes sipërmarrësve, Gerti Shella: Pasojë e keqmenaxhimit të pronave
Një ngjarje e rëndë tronditi gjithë vendin në fundjavë, ku si pasojë e një përplasjeje për çështje shezlongësh në bregdet, u vranë katër persona. Gerti Shella, ekspert i qeverisjes vendore, analizoi për Euronews Albania se kujt i përket kompetenca për ndarjen e parcelave në bregdet dhe shkaqet që kanë çuar në ngjarje të tilla.
Gerti Shella tha se për shkak të situatës së pandemisë, kompetenca për parcelat në bregdet ka kaluar nga qeverisja vendore, te ajo qendrore.
“Në vlerësimin tim si ekspert i qeverisjes vendore, ajo është një kompetencë e patjetërsueshme e qeverisjes vendore, por prej një viti, kjo kompetencë është marrë nga qeverisja qendrore dhe të gjitha aplikimet bëhen te ajo. Nga viti i kaluar, aplikimi për të marrë një leje përdorimi të tokës në bregdet bëhet nga e-Albania që është agjenci qeveritare. Agjencia Kombëtare e Bregdetit gjithashtu bën administrimin e dokumentacionit për dhënien e lejes për përdorimin e parcelave në bregdet”, u shpreh z. Shella, duke shtuar se sipas tij, ky vendim ka prodhuar shumë konflikt, jo vetëm në Velipojë.
Ai tha se sipas një ligji të përcaktuar në vitin 2015, e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli bashkiak përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.
Z. Shella tha se dhëniet e lejeve duhet të kishin përfunduar në datën 6 qershor dhe procesi, sipas tij burokratik, duhet të ishte mbyllur, ndërkohë që sot jemi në fund të muajit qershor dhe akoma procedura e formalizimit se kujt i takojnë parcelat përkatëse nuk ka përfunduar.
“Mënyra se si kjo çështje i është marrë qeverisjes vendore dhe është grumbulluar e gjitha në një dorë të vetme, duket se këto vonesa mund të shkaktohet edhe për të ndarë në mënyrë korruptive parcelat e përdorimit në bregdet, ku i penalizuari i parë është publiku”, u shpreh z. Shella, duke shtuar se sipas tij, pronarët që vriten me njëri-tjetrin janë viktimë e politikave të menaxhimit të këtyre pronave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq