Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar foton e shtetasit Sadik Llani, i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari, ngjarje e ndodhur këtë të hënë në Paskuqan.
Përmes një apeli publik, policia u ka kërkuar qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar, pasi i dyshuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është i armatosur.
Sipas policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse e konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë autoritetet në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë gjithashtu në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Policia garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.
Sadik Llani dyshohet si autor i vrasjes së 27-vjeçarit, Ardian Baloshi këtë të hënë pas një sherri për motive të dobëta.

Sadik Llani
Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime
Moti i keq bllokon qarkullimin në aksin rrugor Maliq-Gramsh
Vetëm një qytetar në protestë në Librazhd
- 16:59 Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit
- 16:58 Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
- 16:58 Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
- 16:51 Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime
- 16:51 Vapa rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët apelojnë për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell
- 16:39 Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme trondit tregjet globale, rritet ndjeshëm çmimi i naftës