Starmer për trazirat në Irlandën e Veriut: Përgjegjësit do të përballen me forcën e plotë të ligjit
Kryeministri britanik Keir Starmer i përshkroi sot incidentet e dhunshme kundër emigrantëve që ndodhën të martën në mbrëmje në Belfast, Irlandën e Veriut , pas një sulmi me thikë nga i dyshuari, një refugjat sudanez, si “tronditëse” dhe “krejtësisht të papranueshme”.
“Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën dhe trazirat që kemi parë, duke kërcënuar komunitetet tona, as veprimet e atyre që i inkurajuan ato në internet dhe gjetkë. Është e qartë se njerëzit u vunë në shënjestër mbrëmë për shkak të origjinës së tyre dhe unë nuk do ta toleroj këtë”, tha ai në një deklaratë.
“Ata që janë përgjegjës do ta ndiejnë forcën e plotë të ligjit”, shtoi ai.
I dyshuari për sulmin në veri të Belfastit, 30-vjeçari sudanez Hadi Alodid, u paraqit sot në gjykatë, e cila urdhëroi paraburgimin e tij. Viktima, rreth 40 vjeç, pësoi lëndime të rënda në fytyrë dhe shpinë.
Trump paralajmëron Iranin: Do paguani çmimin nëse vonoheni të arrini një marrëveshje
Zakharova: Ideja e bashkimit të Moldavisë me Rumaninë është një “tallje me logjikën e shëndoshë”
Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, asnjë i mbijetuar
- 16:44 Aksident në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, drejtuesi i mjetit plagoset pas përplasjes me barrierat
- 16:25 Departamenti Amerikan i Shtetit: Irani pas sulmeve ndaj interesave hebraike dhe amerikane në Evropë
- 16:20 Rama: Protestat dhe debatet rrezikojnë klimën e investimeve, shihni Greqinë
- 16:18 Kuvendi nesër në seancë, interpelancat dominojnë rendin e ditës
- 16:12 Shqipëria e vajzave siguron Ligën B dhe play off-in historik për Botërorin “Brazil 2027”
- 16:04 Trump paralajmëron Iranin: Do paguani çmimin nëse vonoheni të arrini një marrëveshje