Departamenti Amerikan i Shtetit: Irani pas sulmeve ndaj interesave hebraike dhe amerikane në Evropë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Australia, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, lidhur me aktivitetin kërcënues të shtetit iranian në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi.
Në deklaratë dënohen “komplotet vdekjeprurëse dhe veprimet e tjera keqdashëse të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit – Organizata e Inteligjencës, Forca Quds dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë, duke përfshirë aktivitetet kundër disidentëve iranianë, gazetarëve, si dhe komuniteteve dhe interesave hebraike dhe izraelite”.
“Ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vendet dhe popujt tanë nga këto kërcënime. Republika Islamike e Iranit duhet t’i ndalojë këto veprime tani”, thuhet në deklaratë.
Sipas dokumentit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, marrëdhënia mes shërbimeve iraniane të sigurisë dhe grupeve kriminale ndërkombëtare e lokale është e hershme, ndërsa përdorimi i këtyre grupeve cilësohet si i papranueshëm.
Deklarata dënon gjithashtu fushatën e fundit të sulmeve në Evropë që synojnë komunitetet hebraike, gazetarët iranianë dhe interesat amerikane, të cilat, sipas saj, janë marrë përsipër nga Harakat Ashab al-Yamin al-Islamiya dhe janë mbështetur nga ndërmjetësit e saj.
“Këto veprime duhet të ndalen menjëherë. Ne përgëzojmë punën e vendeve për të luftuar këto aktivitete dhe jemi të vendosur së bashku të ndërmarrim masa të mëtejshme për t’i ndaluar ato”, thuhet në përfundim të deklaratës.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë