Studimi: AI ndihmë për sistemet shëndetësore, kursen kohën e mjekëve
Profesionistët e shëndetësisë po kursejnë javë të tëra pune çdo vit falë inteligjencës artificiale, por sistemet shëndetësore po hasin vështirësi për të mbajtur ritmin me kërkesën në rritje për këto teknologji. Kjo është gjetja kryesore e raportit të ri “Future Health Index 2026” të Philips.
Studimi, i realizuar me mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në 10 vende të botës, tregon se gati gjysma e profesionistëve të shëndetësisë kursejnë të paktën 132 orë pune në vit falë inteligjencës artificiale, ose më shumë se tre javë pune të plota.
Mbi 80 % e të anketuarve besojnë se inteligjenca artificiale mund të përmirësojë rezultatet e pacientëve, ndërsa 71 % raportojnë rritje të efikasitetit në punë. Gjysma e tyre thonë se tashmë kanë mundësi të kujdesen për më shumë pacientë.
Teknologjia po përdoret kryesisht për përgatitjen e dokumentacionit mjekësor, planifikimin e vizitave, analizimin e radiografive dhe identifikimin e kombinimeve të rrezikshme të barnave. Ndërkohë dy në tre profesionistë pranojnë se përdorin mjete personale të inteligjencës artificiale, ndërsa shtatë në dhjetë deklarojnë se trajnimet për përdorimin e tyre janë të kufizuara ose mungojnë.
Pavarësisht përfitimeve, shumica e mjekëve dhe infermierëve theksojnë se inteligjenca artificiale nuk mund të zëvendësojë marrëdhënien njerëzore mes profesionistit të shëndetësisë dhe pacientit, por mund të shërbejë si një mbështetje e rëndësishme për përmirësimin e kujdesit mjekësor.
Rriten rastet me virozat e stinës, mjekët: Më të prekur fëmijët dhe të sëmurët kronikë
INSTAT: 18.1% e grave në Shqipëri kanë qenë viktima të përndjekjes
Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA
- 20:01 Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik
- 19:53 Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqen edhe Alesia Balliu dhe Asllan Dogjani
- 19:29 Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus, drejtonte municionin raketor të ushtrisë ruse
- 19:10 Protesta e 11-të para Kryeministrisë, protestuesi: Të ngremë një Kuvend Kombëtar
- 19:06 “Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen
- 18:58 Arrestohet piloti i Air Canada, fluturoi për 17 vjet me patentë të falsifikuar