Durrës, 3 të arrestuar dhe 5 të proceduar për drogë, kontrabandë mallrash dhe kalim të paligjshëm të kufirit
Policia e Durrësit ka vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit tre persona dhe ka proceduar pesë të tjerë. Sipas raportimeve të policisë, këta shtetas janë kapur për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se është arrestuar Dh. D., pasi në pikën kufitare iu gjetën 4 gurë të dyshuar të çmuar, pa dokumente origjine. Është arrestuar gjithashtu shtetasi R. L., të cilit gjatë hyrjes në kufi në automjet iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe katër pasagjerë të cilët dyshohet se i ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Pasagjerët, shtetasit Xh. H., E. B., E. K. dhe L. K., u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.
Është arrestuar gjithashtu shtetasi V. L., i cili së bashku me I. R. shisnin lëndë narkotike në doza, ndërsa ky i fundit u procedua penalisht.
“Si rezultat i punës intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan 2 operacione për goditjen e disa veprimtarive kriminale.
Në kuadër të operacionit të koduar “The hill”, u arrestua shtetasi V. L. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. R., të dy banues në Durrës, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në doza. Gjatë operacionit u sekuestruan 207 doza Kokaine, 90 doza Cannabis Sativa dhe 10 celularë;
Në kuadër të operacionit të koduar “Transportimi”, u arrestuan shtetasit:
-Dh. D., banues në Patos, Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), pa dokumentacion origjine apo fatura blerjeje. Gurët, 2 celularë dhe një shumë parash (euro dhe lekë) që u gjetën në automjetin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin;
-R. L., banues në Lezhë, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, si dhe 4 pasagjerë të cilët dyshohet se i ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Pasagjerët, shtetasit Xh. H., E. B., E. K. dhe L. K., u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë
Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij
E kishin fshehur në gomën e furgonit, goditet një rast i trafikimit të heroinës nga RMV-ja në Shqipëri. 2 të arrestuar
- 13:58 Britania forcon kontrollet e emigracionit në kufirin me Irlandën pas trazirave në Belfast
- 13:48 Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë
- 13:42 Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij
- 13:25 Jep dorëheqjen Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey
- 13:22 Ebola alarmon Botërorin 2026: Anulohen ndeshje, SHBA blindon aeroportet nga frika e virusit!
- 13:20 E kishin fshehur në gomën e furgonit, goditet një rast i trafikimit të heroinës nga RMV-ja në Shqipëri. 2 të arrestuar