E kishin fshehur në gomën e furgonit, goditet një rast i trafikimit të heroinës nga RMV-ja në Shqipëri. 2 të arrestuar

11 Qershor 2026 | 13:20

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia goditi një rast të trafikimit të lëndës narkotike heroinë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

Në njoftim, policia bën me dije se ka sekuestruar 1 kg heroine, shuma parash, 2 celularë dhe furgoni me të cilin po lëviznin. Në gomën e pasme të mjetit ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.

Automjeti me dy të arrestuarit u ndalua për kontrolle në aksin rrugor “Bulqizë-Librazhd”.

“Elbasan/ Strukturat hetimore të DVP Elbasan finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”, si rezultat i veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale dhe të mbikëqyrura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike Heroinë, nga RMV-ja, në Shqipëri. Sekuestrohen 1 kg të kësaj lënde, shuma parash (në lekë, euro dhe dinarë), 2 celularë dhe furgoni, në gomën e pasme të të cilit, ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Të arrestuar, shtetasi nga RMV-ja që kishte siguruar Heroinën dhe futur në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe shtetasi që priti lëndën, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, të mbikëqyrur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy shtetasve që dyshohet se do të transportonin me automjet, lëndë narkotike Heroinë, të trafikuar nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”.

Automjeti i dyshuar, me të cilin lëviznin shtetasi nga RMV-ja, L. G., dhe shtetasi A. B., u ndalua për kontrolle, në aksin rrugor “Bulqizë–Librazhd”.

Nga kontrollet e imtësishme, u gjet në një çantë shpine, të fshehur në gomën e pasme të automjetit (furgon), 1 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga shtetasi L. G., në Maqedoni të Veriut.

Nga hetimi dyshohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga ky shtetas, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Shqipëri, ku e priste me qëllim shitjen, shtetasi A. B..

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi....
15:36 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026