Raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75% në muajin prill
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 3.75%, nga 3.85% që kishte qenë në muajin mars. Ky tregues vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, kundrejt nivelit prej 4.03% të prillit 2025.
Raporti i kredive me probleme aktualisht është në nivelin më të ulët në 18 vitet e fundit.
Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 36.3 miliardë lekë. Kreditë e këqija në vlerë sidoqoftë janë rritur me 3.4% krahasuar me një vit më parë.
Për momentin, raporti i kredive me probleme duket se po vazhdon ta ruajë tendencën rënëse, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit në vitet e fundit. Ecuria e mirë makroekonomike dhe zgjerimi i vazhdueshëm i portofolit të kredisë po ndikojnë pozitivisht në ecurinë e treguesit të kredive në vonesë.
Në fund të prillit, teprica e kredisë për ekonominë arriti në 968.2 miliardë lekë, në rritje me 9.5 miliardë lekë krahasuar me marsin. Me bazë vjetore, portofoli i kredisë për ekonominë është në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.
Masat e marra vitin e kaluar nga Banka e Shqipërisë duket se kanë nisur të japin efekt në ngadalësimin e kreditimit për blerjen e banesave nga individët. Por, megjithatë, ky ngadalësim është kompensuar nga rritja në segmentin e kredisë konsumatorë dhe shpejtim i rritjes së portofolit të kredisë për biznesin.
Sektori po ruan një ecuri pozitive në drejtim të rritjes, por edhe performancës financiare dhe cilësisë së aseteve.
Qershia në Elbasan shitet lirë, fermerët kërkojnë pikë grumbullimi në Godolesh
Durrësi mbushet me turistë, por përfitimet nga bizneset lokale mbeten të kufizuara
INSTAT: Menaxherët mbeten më të paguarit, mbi 122 mijë lekë në muaj
- 19:17 Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri
- 19:05 DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
- 18:59 Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh
- 18:54 Kryetari i Parlamentit të Iranit paralajmëron për përshkallëzim të madh në mesazhin drejtuar Trumpit
- 18:49 Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 18:41 Hoxha: Synojmë të mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm