Qershia në Elbasan shitet lirë, fermerët kërkojnë pikë grumbullimi në Godolesh
Fshati Godolesh në Elbasan vijon të mbetet një nga zonat kryesore të prodhimit të qershisë në vend, me mbi 15 mijë kuintalë të këtij produkti që tregtohen çdo vit. Megjithatë, fermerët thonë se po përballen me çmime të ulëta shitjeje dhe mungesë të një pike të organizuar grumbullimi, që sipas tyre po ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat e tyre.
Aktualisht, qershia në këtë zonë blihet me rreth 80 lekë për kilogram, ndërsa në tregjet e qyteteve arrin deri në 150–200 lekë, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme mes çmimit të prodhuesit dhe atij të tregut final.
Fermerët shprehen se mungesa e një pike grumbullimi i detyron të shesin prodhimin me çmimet e vendosura nga tregtarët, të cilët sipas tyre përfitojnë më shumë se vetë prodhuesit. Ata thonë se kostot e prodhimit, përfshirë punën, spërkatjet dhe fuqinë punëtore, e bëjnë të pamundur mbulimin e shpenzimeve me çmimet aktuale.
Sipas tyre, tregtimi i qershisë në këto kushte është i vështirë, pasi shpesh detyrohen të shesin shpejt për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kohës së kufizuar për tregtim.
Fermerët kërkojnë ngritjen e një pike grumbullimi në zonë, që do të mundësonte stabilizimin e tregut, uljen e varësisë nga tregtarët dhe sigurimin e një çmimi më të drejtë për prodhimin e tyre.
Ata apelojnë gjithashtu për mbështetje institucionale, duke theksuar se pa ndërhyrje në organizimin e tregut, një pjesë e konsiderueshme e prodhimit rrezikon të mbetet pa u shitur.

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë