Hoxha: Synojmë të mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të huaj, ministri Ferit Hoxha deklaroi se Shqipëria ka vendosur një objektiv ambicioz, por të realizueshëm, për të përmbyllur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian brenda vitit të ardhshëm.
Hoxha theksoi se edhe arritjet e deritanishme në procesin e integrimit europian janë konsideruar ambicioze, duke kujtuar se vetëm pak vite më parë pak kush besonte se Shqipëria do të arrinte të hapte të gjithë grupkapitujt e negociatave brenda 11 muajsh.
“Kemi një ambicie që t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër. Kjo është një ambicie që për ne është realiste. Çdo gjë që kemi bërë deri tani ka qenë ambicioze. Tre-katër vjet më parë nuk do të gjenit dikë që do të besonte se do të çelnim të gjithë grupkapitujt për 11 muaj. Nuk është rastësi. Nuk ishte thjesht ëndërr apo dëshirë, por u mbështet në themelin e punës sonë, qartësinë e objektivave, angazhimin dhe vendosmërinë e hekurt, konsensusin mbarëkombëtar, përgatitjen e vendit dhe ekipin tonë që punon”, u shpreh Hoxha.
Sipas tij, progresi i deritanishëm në negociatat me BE-në është rezultat i një pune të qëndrueshme dhe i një angazhimi të gjerë institucional për përmbushjen e reformave të kërkuara në rrugën drejt anëtarësimit.
DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Ministri i Jashtëm: Protestat në Shqipëri nuk e shqetësojnë BE-në, nivel i lartë i lirisë së shprehjes
- 21:07 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:42 Irani këmbëngul: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA-në
- 20:37 Nis në Mexico City ceremonia e hapjes së Kupës së Botës
- 20:19 Operacioni për sulmin ndaj Konsullatës Amerikane përfundon me vrasjen e një polici në Toronto
- 20:14 Çmimet e naftës bien dhe aksionet rriten pasi Trump tha se do të anulojë sulmet ndaj Iranit
- 20:11 Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura