Irani këmbëngul: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA-në
Irani po e mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe këmbëngul se asgjë nuk është mbyllur.
Përmes një rrjedhjeje informacioni në agjencinë e lajmeve Fars, një burim pranë ekipit negociator iranian tha se “asnjë tekst i një memorandumi fillestar mirëkuptimi me SHBA-në nuk është miratuar”.
Çfarë njoftoi Trump?
SHBA-të dhe Irani tani janë shumë afër një marrëveshjeje, tha Donald Trump në një postim të enjten pasdite , duke thënë se bllokada detare “do të mbetet në fuqi të plotë derisa marrëveshja të finalizohet, koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”.
Presidenti amerikan thotë se diskutimet midis dy palëve kanë arritur nivelin më të lartë dhe tani janë miratuar. Ai gjithashtu thekson se po anulon bombardimet që kishte njoftuar sot (dhe dje) për sonte.
Presidenti amerikan gjithashtu pretendon se vendet e përfshira bien dakord për linjat e përgjithshme, por edhe për pikat specifike.
Nis në Mexico City ceremonia e hapjes së Kupës së Botës
Operacioni për sulmin ndaj Konsullatës Amerikane përfundon me vrasjen e një polici në Toronto
Çmimet e naftës bien dhe aksionet rriten pasi Trump tha se do të anulojë sulmet ndaj Iranit
- 22:05 Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
- 21:59 Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës
- 21:43 Gazetari tregon elementët: Pse deklarata e DASH për Berishën është më shumë se një çështje vize
- 21:23 “Non grata ka rënë”, Spahia: Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, jo vetëm për Berishën
- 21:07 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
- 20:37 Nis në Mexico City ceremonia e hapjes së Kupës së Botës