Gjykata Supreme e SHBA-së bllokon ekzekutimin me azot të një të dënuari me vdekje

12 Qershor 2026 | 10:09

Gjykata Supreme federale të enjten i ndaloi shtetit të Alabamës ekzekutimin e një burri me azot, pasi një gjykatë më e ulët vendosi se metoda ka të ngjarë të shkelë Kushtetutën e SHBA-së.

Jeffrey Lee, 49 vjeç, do të ekzekutohej me anë të thithjes së azotit për vrasjen e dy personave gjatë një grabitjeje në vitin 1998. Kjo metodë zbatohet duke i vendosur një maskë të dënuarit me vdekje për të thithur gazin, i cili shkakton mbytje dhe vdekje.

Të marten, një gjykatë federale vendosi kundër përdorimit të metodës. Shteti i Alabamës apeloi në Gjykatën Supreme federale për të përmbysur vendimin.

Por kërkesa për të pezulluar ose anuluar vendimin u refuzua por arsyetimi nuk u shpjegua. Vitin e kaluar, kjo metodë u përdor në pesë nga gjithsej 47 ekzekutime të kryera në SHBA.

Alabama kreu pesë ekzekutime në vitin 2025, njësoj si Karolina e Jugut dhe Teksasi. Florida ishte shteti me numrin më të lartë të ekzekutimeve (19). Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm për sigurinë në aeroportin e Hamburgut, evakuohet me urgjencë pasagjerët

Një alarm u dha në aeroportin e Hamburgut, ndërsa autoritetet evakuuan zonën e sigurisë pas një incidenti që është nën hetim nga policia. Sipas një...
11:06 | 12/06/2026

Pekini pretendon se breshkat dhe peshqit ‘spiunë’ po përdoren për të monitoruar ujërat kineze

Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës ka pohuar se agjencitë e huaja të spiunazhit dhe inteligjencës po përdorin metoda të reja inovative për të monitoruar...
10:56 | 12/06/2026

Dan Jarvis emërohet sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani pas dorëheqjes së John Healy

Dan Jarvis, sekretari i ri i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, ka mbërritur në Downing Street. Ai u emërua në këtë rol mbrëmjen e djeshme,...
10:55 | 12/06/2026