PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë me pistoletë lodër dhe tenton ta grabisë (EMRI)

12 Qershor 2026 | 10:54

policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili paraditen e së premtes ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë nën kërcënimin e një pistolete lodër. Në pranga u vu shtetasi Kledi Ymeri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30,...
14:17 | 09/07/2026

Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, krimi...
14:02 | 09/07/2026

Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e Policisë po hetojnë një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike,...
13:58 | 09/07/2026