Ministri Hoxha për 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Moment përcaktues në histori, nderojmë të gjithë kontribuesit

12 Qershor 2026 | 10:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka uruar Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha shprehet se 12 qershori ishte fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, si dhe fillimi i udhëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike.

 “12 qershori nuk është thjesht një datë në kalendarin e Kosovës, por një nga momentet më përcaktuese në historinë e saj moderne: fundi i një periudhe të dhimbshme dhune, represioni dhe spastrimi etnik, dhe fillimi i udhëtimit drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike. Sot, në 27-vjetorin e #Ditës sëÇlirimit , ne kujtojmë dhe nderojmë, me përulësi dhe respekt, sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë progresin e arritur në konsolidimin e shtetit, demokracisë, si dhe vendin dhe rolin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar. Është një përgjegjësi që ruhet dhe forcohet për brezat që vijnë”, ka shkruar Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka shprehur urimin e tij për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Përkrah mesazhit “Gëzuar 27-vjetorin-Ditën e Çlirimit”, Rama...
13:10 | 12/06/2026

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka folur për procesin e numërimit të votive si dhe formimin e institucioneve të reja. Kurti para...
11:28 | 12/06/2026

Armë, para dhe vula me stemë të Serbisë, arrestohen dy persona në Kosovë

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona në Kamenicë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve në banesë ku u gjetën armë. Policia...
10:50 | 12/06/2026