Shengeni Ballkanik, Rama, Zaev dhe Vuçiç do takohem në 29 korrik në Shkup

29 Qershor 2021 | 13:03

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç zhvilluan sot një video-konferencë, në kuadër të Shengenit Ballkanik.

Ndërkohë janë zbardhur disa nga diskutimet që janë mbajtur gjatë këtij takimi.

“Vendet tona janë pjesë e Evropës dhe gjithmonë do të mbeten. Mos-suksesi i vazhdueshëm i BE-së për të mbajur premtimet dhe të hapë negociatat me RMV dhe Shqipërinë shkon kundër vullnetit të qytetarëve tanë dhe në kundërshtim me vetë BE-në. Duam që sa më shpejtë 4 liritë e Bashkimit Evropian të zbatohen në rajon. Ne do të bëjmë gjithçka, çfarë është në dorën tonë për ta mundësuar këtë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të kryeministrave Rama, Zaev dhe presidentit serb, Vuçiç.

Sakaq, është deklaruar se më 29 korrik do të zhvillohet një takim në qytetin e Shkupit mes tre krerëve të shteteve për të firmosur marrëveshjet që dalin nga detyrimet e procesit të Berlinit.

“Si rajon jemi 18 milionë popullsi, mund ta forcojmë ekonominë tonë, të rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë dhe të sjellim investime të mëdha që përndryshe nuk do të mund t’i sjellim si shtete veçmas. Më 29 korrik do të takohemi në Shkup për të firmosur marrëveshjet që dalin nga detyrimet e procesit të Berlinit, mes 3 shteteve tona. Marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë në raste katastrofash natyrore, si dhe marrëveshje për lehtësimin e tregtisë, importit dhe eksportit mes vendeve tona”, thuhet më tej në deklaratë.

Shengeni Ballkanik është një nismë e përbashkët e presidentit Vuçiç dhe kryeministrave Rama e Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Ndërkohë, Kosova deri më tani nuk e njeh Shengenin Ballkanik dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026