Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit

13 Qershor 2026 | 14:44

Kjo që shihni në foto dyshohet të jetë makina që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar dhe më pas për të zhdukur trupin e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur prej disa ditësh.

Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar i rrëmbimit, Armand Shaka, 41 vjeç, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin dhe më pas e ka vrarë dhe ka zhdukur trupin e tij.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të Eglant Koçit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se më pas e ka transportuar 34-vjeçarin me këtë automjet.

Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng Koçi, si dhe në zona të tjera në Tiranë dhe në aksin Tiranë-Elbasan, por deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.

Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia bën me dije se kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit vijojnë intensivisht.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po hetohet lidhet me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në telefonin e tij celular. Sipas të njëjtave burime, kjo pistë po konsiderohet si një motiv i mundshëm që mund të ketë çuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Himarë, policia ndihmon 5 turistë të huaj në zonën e Gjirit të Filikurit. Shpëtohen në kohë

Policia e Himarës ka njoftuar këtë të shtunë se ka ndërhyrë në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit. Mësohet se policia u ka ardhur...
16:44 | 13/06/2026

Kreu ndërtime pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë së Sarandës, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...
15:31 | 13/06/2026

Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, ndërsa një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vjedhur...
14:37 | 13/06/2026