SHBA-Iran, dy vendet pranë marrëveshjes, por koha e nënshkrimit mbetet e paqartë
Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit parashikojnë të dielën si ditën e marrëveshjes që do t’i japë fund luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por Teherani ka hedhur dyshime sa i takon kohës dhe protestuesit e linjës së ashpër në vend kanë ngritur zërin kundër.
Presidenti Donald Trump postoi online një deklaratë, sipas të cilës akordi me Republikën Islamike është parashikuar të nënshkruhet të dielën, që përkon me 80-vjetorin e tij të lindjes.
Ndërsa kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif deklaroi se Islamabadi po përgatitej për një nënshkrim elektronik të ujdisë, që do të ndiqet nga një proces bisedimesh në nivel teknik në javët e ardhshme.
Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Bagahei, duke folur përpara postimit të Trump ditën e shtunë tha se, “nuk do të jetë e nesërmja”, por marrëveshja mund të nënshkruhet “në ditët e ardhshme”.
Agjencia e lajmeve “Fars” citoi një burim të informuar që deklaroi të dielën se Teherani nuk e ka marrë vendimin përfundimtar mbi projekt/marrëveshjen, me të gjitha aspektet, politike, ligjore dhe teknike që po shqyrtohen ende në nivel ekspertësh.
Negociatorët e Katarit udhëtuan në Teheran mëngjesin e së dielës, në kuadër të përpjekjeve për finalizimin e marrëveshjes, bëri të ditur për agjencinë “Reuters” një burim në dijeni të çështjes.
Nga ana e tij, Trump shkroi më herët në “Truth Social” se pasi të nënshkruhet marrëveshja, Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë për të gjithë.
Dhe sapo ngushtica të jetë hapur, Amerika do të heqë bllokadën detare të saj, – deklaruan burimet konfidenciale të “Reuters”.
Negociatat mbi programin bërthamor iranian, një nga arsyet përse Trump i dha jetë luftës, do të vijnë më pas.
Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pretendojnë se sulmet që nisën më 28 shkurt kanë rrënuar bazën industriale ushtarake të Iranit dhe dëmtuar ushtrinë e tij, ekspertët thonë se bombardimet vetëm sa kanë forcuar dominimin e linjës së ashpër të Gardës Revolucionare.
Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas
Mbretëria e Bashkuar kap cisternën ruse në Kanalin Anglez
Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin kohor
- 15:09 Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi
- 14:55 Presidenti rumun emëron Adrian Vestean si kryeministër
- 14:40 Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
- 14:32 Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale
- 14:25 Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas
- 14:22 Çelet sezoni turistik në Pustec, rritet numri i turistëve të huaj